Përdoret për të kryer kontrolle në veshkë, mëlçi, tëmth, pankreas, shpretkë, aorte abdominale dhe enë të tjera të gjakut që gjënden në bark. Ndihmon në diagnostikimin e një sërë sëmundjeve, si: dhimbje apo fryrje barku, funksion jo-normal të mëlçise, zmadhim të organeve të barkut, etj.
Quhet ndryshe ekokardiograme dhe sherben per te vleresuar shendetin e zemres suaj. Me ane te kesaje eko-je mjeket mund te percaktojne semundje te tilla si: semundje te miokardit, perikardit, semundje te lindura te zemres, etj. Elektrokardiograma ose EKG perdoret per te regjistruar rrymen dhe aktivitetin elektrik te zemres.
Eko endoskopike e cila sherben per studimin e vazave te gjakur duke perdorur ultratingujt dhe për të marrë mostër indesh duke kaluar me një age speciale nen drejtimin e ultratingujve në nyjet limfatike të zgjeruara ose në tumoret e dyshimta. Këto inde ose qeliza të marra nëpërmjet ages studiohen nga histopatologu me mikroskop.
Përmes një ekografie pelvike (gjinekologjike) arrihet të shikohen në detaje mitra dhe vezoret (ovaret) duke plotësuar kështu të dhënat e ekzaminimit gjinekologjik. Kontrollohet gjithashtu shendeti i fetusit ne barkun e grave shtatzena
Eshtë një egzaminim që kryhet me anë të një sonde që penetron në zonën rektale (anus) të pacientit dhe është shumë e rëndësishme për saktesi të egzaminimit të zorres së trashë, dhe prostatës tek meshkujt.
Eshtë një eko gjinekologjike me e detajuar pasi sonda është e tille që vendoset brënda organit genital të femrës, dhe siguron një saktësi të madhe diagnostikimi për sëmundje të qafes së mitres etj.Ajo sjell më shumë informacion mbi organet e brendshme gjenitale (mitra, vezoret, qafa e mitrës).
Eshtë një diagnostikim rutine që kryhet tek pacientë meshkuj për kontrollin e organeve riprodhuese tek burrat, me anë të të cilit kontrollohen në detaje testikujt, struktura dhe gjëndja e tyre anatomo-fizike.
Ose Eko e gjirit është një ekzaminim me ultratinguj i gjirit dhe strukturave përreth. Ky ekzaminim pavarësisht se nuk ka një moshë maksimale se deri kur mund të kryhet, është ideal për kontroll dhe parandalim te semundjeve të gjirit tek femrat.
Përdoret për të ndihmuar në diagnostikimin e torsioneve (përdredhjeve), tërheqjeve apo këputjeve muskulare e tendinoze, si dhe të problemeve të tjera të indeve të buta, siç janë Tiroida dhe testikujt. Ekografia është e sigurt, jo-invazive dhe nuk përdor rrezatim jonizues.
Ashtu si eko-ja e indeve të buta shërben për diagnostikimin e dëmtimeve në artikulacione te ekstremiteteve.
Eko Kolor Doppler është një egzaminim që shërben së tepërmi në diagnostikimin preçz të çrregullimeve kardiologjike dhe të sistemit vaskular të qarkullimit të gjakut, me te cilin sigurohet informacion për mënyrën dhe shpejtësine e levizjes së gjakut në trupin e njeriut.
Eko pediatrike.
Egzaminim që na jep pamje të shumefishta të brëndesise së kokës. Skaneri i kokes përdoret për të ekzaminuar paciente me dëmtime në kokë, apo dëmtime të funksionit të trurit në pacientë me dhimbje të forta koke që mund të shkaktohen nga hemoragjitë cerebrale që shkaktojnë rupturaë ose aneurizma, etj.
Ky egzaminim përfshin skanim të shpatullës, krahut, brrylit, kyçit të dorës, dores, legenit, këmbes, gjurit, kyçt e kembëve dhe kembët. Skaneri përmban informacion të detajuar për kockën dhe strukturat e indeve të buta. Ne këtë mënyrë asistohen më mire dëmtimet në gjymtyrë, infeksionet, masa të huaja, dhimbje, enjtje ose komplikacione post operatore.
Eshte skaner i zones së kraharorit dhe përdoret për të përftuar imazhe të detajuara për vleresimin e mushkerive tuaja. Me anë të këtyre imazheve mjeku cilëson madhësine, formën dhe pozicionin e mushkërive tuaja dhe strukturave të kraharorit. Gjithashtu vërehet se pse shpesh herë nuk mbusheni me frymë, nese keni lengje në mushkeri, tumore, etj.
Perdor valet e rezeve X për të vizualizuar organet e brëndshme përmes murit abdominal. Me anë të këtij ekzaminimi mund të vlerësohet shëndeti i organeve te ndryshme të trupit të njeriut si veshkat, melçia, pankreasi, shpretka, gjendra e tëmthit etj.
Përdoret për ekzaminim të hollësishëm në diagnozën dhe trajtimin e kolonës vertebrale. Me anë të ketij egzaminimi kapen në kohë të gjitha sëmundjet e zonës së kolonës vertebrale.
RO-Grafi e zones se kraharorit që përdoret për të përftuar imazhe të detajuara për vleresimin e mushkerive tuaja dhe sëmundjeve pulmonare.
RO-Grafi që ndihmon në ekzaminimin e demtimeve të kokës, dhimbjeve te kokës, marrje mëndsh apo simptoma të tjera të aneurizmit, gjakderdhjes apo tumoreve. Gjithashtu e ndihmon mjekun të vleresoje fytyren tuaj, sinuset apo kafken.
Shërben për gjetjen e shkakut të dhimbjeve abdominale, të vjellave. Mund te evaluaje guret ne veshka, trupat e huaj, problemet me zorret apo masave abdominale tumoriale.
RO-Grafi për ekzaminimn e shpatullës, krahut, brrylit, kyçit të dorës, dorës, legenit, këmbës, gjurit, kyçit të kembëve dhe kembët. Kryhet për të parë nëse një kockë ka pësuar frakturë ose nëse një artikulacion ka lëvizur nga vendi.
Ekzaminim qe perdor nje sasi te vogel rrezatimi per te vizualizuar detajet e sinuseve. Nje RO-Grafi e sinuseve ndihmon mjekun per te detektuar problemet e ndryshme te sinuseve si inflamacione apo lengje ne sinuse. Nuk ka diskomfort apo dhimbje.
Është ekzaminimi i vertebrave të shtyllës kurrizore, i cili përcakton formën, madhësinë, vendosjen e këtyre kockave. Rekomandohet në rastet kur pacienti ka ankesa specifike si psh dhimbje mesi apo shpine, rastet post traumatike, për të evidentuar spondilartrozën dhe shkallën e saj, etj.
Procedure radiologjike e cila me se shumti kryhet tek meshkujt dhe perdoret per vleresuar shendetin e uretres. Eshte procedure esenciale per diagnostikimin e demtimeve ne ureter, ngushtimit te uretres dhe probleme te tjera.
Ekzaminim radiologjik i pelvikut të veshkës duke përdorur materiale kontrasti.
Cistografia eshte nje procedure radiografike qe sherben per vizualizimin e shendetit te fshikezes se urines. Cistoskopia eshte procedure endoskopike e fshikezes se urines nepermjet uretres dhe kryhet me nje mjet te quajtur cistoskop.
Përdoren në fazën e parë të diagnostikimit. Ekzaminimet Biokimiko-Klinike vendosin diagnoza, parashikojnë prognozën e sëmundjes, ndjekin ecurinë e saj dhe efektivitetin e mjekimit.
Ekzaminim i cili sherben per te evidentuar pranine e baktereve ne trupin tuaj. Pas analizave merret mjekimi perkates.
Eshte analiza e pështymës dhe e gëlbazes. Analiza Sputum kryhet për përcaktimin e shëndetit të mushkërive dhe përcaktohet nëse ka mikrobe që shkaktojne infeksione ne rruget respiratore.
Eshte metode e percaktimit te intensitetit se imunitetit te Mycobacterium Tuberculosis, pra semundjes se Turbekulozit.
Analiza Hormonale kontrollon nivelin e hormoneve si kortizoli, DHEA, estrogjeni, progresteroni dhe testosteroni ne trupin tuaj.
Analize e cila sherben per evidentimin e masave tumorale.
Procedure kirurgjikale qe hap abdomenin ose zonen e barkut. Nderhyrje ne organet e brendshme si veshkat, melcia, pankreasi, shpretka, gjendra dhe fshikëza të ndryshme si dhe Tiroidën.
Nderhyrje kirurgjikale ne organet e meposhtme: fshikeza e urines, uretra, veshkat, gjendra suprarenale.
Nderhyrje kirurgjikale ne organet e riprodhimit te femres. Zakonisht keto nderhyrje ndermerren ne rastet e masave tumorale, te kancerit apo infertilitetit.
Nderhyrje kirurgjikale ne sistemin muskuloskeletal.
Nderhyrje kurirgjikale ne vesh, hunde, gryke dhe qafe.
Nderhyrje kirurgjikale per te rregulluar difekte ne aparencen e jashtme.
Konsulte patologjike qe konsiston ne diagnoze bazuar ne analizat laboratorike.
Për të gjithë ata që kanë probleme me shikimin ose dhimbje dhe probleme të tjera me syte.
Për të gjithë ata që kanë probleme me dëgjimin ose dhimbje dhe probleme të tjera me veshë, hundë dhe grykë.
Për të gjithë ata që kanë probleme me zemrën ose dhimbje dhe probleme të tjera kardiologjike.
Për të gjithë ata që kanë nevojë të interpretojnë dhe te marrin një përgjigje të grafive të ndryshme apo egzaminimeve të tjera radiologjike, CT Scanner, Rezonancë magnetike etj. .
Konsulte e nevojshme parapergatitore per nderhyrjet kirurgjikale.
Konsulte per ekzaminimet qe duhet te kryhen per vleresimin e sistemit muskuloskeletal.
Konsulte per ekzaminimet qe duhet te kryhen per vleresimin e uretres, fshikezes se urines, veshkave.
Konsulte e nevojshme paraprake e nderhyrjeve kirurgjikale
Konsulte per ekzaminimet qe duhet te kryhen per vleresimin e organit riprodhues te femres.
Procedure e cila konsiston ne marrjen e nje mostre nga gjendra e prostates se mashkullit per te vleresuar nese ka prezence te kancerit.
Procedure ekzaminuese qe tregon nese ka prezence te qelizave kancerogjene ne qafen e mitres.
Biopsi e ndermarre pasi eshte kryer nje endoskopi ne nje organ te caktuar dhe duhet vleresuar nese ka qeliza kancerogjene.
Marrja e mostrave qelizore me ane te nje ageje nga nje zone anormale per testim laboratorik.
Procedure e nevojshme post-operative per te vleresuar permbajtjen e qelizave anormale ne zonen e operuar.
Trajtimi me kompleks i infertilitetit tek ciftet.
ICSI IVF eshte nje forme e Fertilizimit InVitro ne rastet kur infertil eshte mashkulli.
Ekzaminim endoskopik i ezofagut, stomakut dhe duodenit oze zorra e holle.
Ekzaminim endoskopik i zorres se trashe me nje fiber optike.
Ekzaminim endoskopik i organeve pjese te aparatit urogjenital si uretra dhe organet gjenitale.