Rreth Nesh

Mirësevini ne Kliniken GLOB

Përkujdesja mjekësore për të cilën kanë nevojë pacientët!

Klinika “GLOB” është themeluar në vitin 2002 e ideuar dhe realizuar ne një format bashkëkohor. Ajo ka nje siperfaqe rreth 800 m² dhe është e pajisur me një infrastrukturë moderne, me pajisje dhe aparatura të kohës duke e bërë klinikën tonë një nga institucionet me prestigjoze që operojnë në fushën e mjekesisë dhe kujdesit shëndetesor në Shqipëri. Klinika "GLOB" është vleresuar si një nga klinikat private më moderne në Tiranë. Me një staf të përkushtuar mjekesh, të kualifikuar në disa fusha të mjekesisë moderne, klinika jonë është në avangard të kujdesit mjekësor në Shqipëri. Në sajë të cilësisë së shërbimit kjo klinikë është zgjedhur nga disa përfaqsi diplomatike për mbulimin e shërbimit shëndetesor të personelit të tyre dhe kryerjen e egzaminimeve shëndetesore për shtetasit Shqiptarë që aplikojnë për emigrim në vëndet e tyre. Klinika Mjekesore "GLOB“ mbulon me sherbim mjekësor shumë kontrata me institucione shtetërore dhe private, kompani sigurimi si: SIGAL, Albsig, Interalbanian, Procredit Bank sh.a etj.

GLOB ofron shërbim cilësor në specialitetet e mëposhtme:

Shërbim Cilësor Me Aparatura Bashkëkohore

Klinika jonë është e pajisur me nje laborator klinik biokimik me aparatura moderne të teknologjisë bashkëkohore, duke siguruar një diagnostikim të shpejtë dhe të saktë, për te gjitha problemet shëndetesore, të të gjitha kategorive të pacientëve, si femijë ashtu edhe të rritur.

Radiologjia në klinikën tonë është një risi, e pajisur me aparatura dixhitale të teknologjisë së fundit, që ndjek trndin e kohës. Tek ne do të gjeni shërbime nga më cilësoret të imazherisë së kompjuterizuar si dhe diagnostikime ultrasound me aplikacionet me bashkëkohore të radiologjisë moderne.

Një shërbim tjeteë i kompletuar dhe i trajtuar më së mire në klinikën tonë është shërbimi i Kirurgjisë. Klinika GLOB ka një sallë moderne kirurgjikale të pajisur me teknologji bashkëkohore, në të cilën shërbejnë Kirurgë dhe Reanimatorë specialistë që vijnë për bashkëpunim me Klinikën tonë nga Italia.

Shërbimi i Urologjisë gjithashtu, trajtohet gjërësisht në klinikën tonë. Ne kemi një ekip të kompletuar me Mjekë dhe specialistë Urologë që trajtojnë problemet dhe çrregullimet e aparatit urinar duke trajtuar të gjitha patologjitë deri tek ndërhyrjet kirurgjikale dhe biopsitë post-operatore.


Image
Shërbimi i Radiologjisë i pajisur me pajisje moderne përfshin një sërë nënkategorish të cilat mund t'i shikoni këtu
Image
Laboratori në Klinikën tonë mbulon gjithë gamën e analizave Klinike, Biokimike, Bakterologjike, Hormonale, etj.
Image
Diagnostikim të saktë të sëmundjeve dhe çrregullimeve të zemrës vetëm nga mjekët tanë të kualifikuar.